Itali, përplaset anija krocierë, 6 të vdekur
ITALI- Tragjedi në brigjet italiane me pasojë 6 të vdekur dhe mbi 15 të plagosur pas përplasjes së një anije krocierë në brigjet e ishullit Giglio. Një numër i madh pasagjerësh përfunduan në det, ndërkohë që mendohet se përmasat e tragjedisë mund të jenë më të mëdha dhe numri i viktimave mund të rritet.
Bëhet fjalë për anijen Costa Concordia me mbi 4200 pasagjerë në bord, tashmë e përmbysur, ishte nisur nga porti i Civitavecchia në kryeqytetin italian Romë, për një tur në vendet e Mesdheut. Mes turistëve shumë spanjollë, francezë, indianë dhe japonezë. Ende nuk është e qartë nëse mes pasagjerëve ka patur turistë shqiptarë apo punonjës shqiptarë në krocierë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën shumë forca detare italiane të cilat kanë kryer evakuimin e pasagjerëve të cilët u dërguan në postin e Santa Stefanos.
Dëshmitarët tregojnë se tragjedia u kujtoi Titanikun e tmershëm. Autoritetet lokale aktivizuan edhe helikopterë nga ajri për evakuimin e pasagjerëve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)