E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulim historik ne Butrint nga shkencetare te Universitetit te Shtetit Micigan

Dy ekipe studiuesish te Universitetit te Shtetit Micigan MSU - nje ne terren ne Butrint dhe grupi tjeter ne laboratorin e ADN-se ne East-Lansing tregojne se si shkenca moderne mund te zbardhe disa te panjohura te Mesjetes  - cfare hanin si jetonin cfare shendeti gezonin ne pergjithesi njerezit e asaj kohe ne Shqiperi. Gjate analizimit te dy skeleteve te zbuluara ne Butrint shkencetaret amerikane jane te paret qe konfirmojne ekzistencen qe ne mesjeten e hereshme te nje semundje infektive - bruceloza - e pranishme edhe sot ne disa vende te Mesdheut. Kolegu Astrit Lulushi ishte keto dite ne Universitetin e Shtetit te Miciganit ku bisedoi me autoret e zbulimit gjenetistin David Foran antropologun Todd Ferent dhe studiuesen Amanda Buszek.

Zbulimi filloi ne Butrint prej dekadash nje nga zonat me te njohura arkeologjike  ne rajon thote profesor i antropologjise Todd Fenton i cili kryesoi ekipin amerikan ne kete projekt.

Shume prej eshtrave u zbuluan  gjate germimeve ne rrenoja thote Dr. Fenton i cili ka rreth 10 vjet qe kryeson ekipe kerkimesh ne zonat arkeologjike ne Shqiperi. Gjate ketij zbulimi ne Butrint Dr. Fenton bashkerendoi punen e tij me ekipe arkeologesh nga Britania Shqiperia dhe nga laboratori i ADN-se ne Universitetin e Shtetit te Miciganit - MSU. Ekipi amerikan analizoi skeletet per jave te tera per te percaktuar gjinine moshen dhe shkakun e vdekjes. Gjate vrojtimit me imtesi ata gjeten grryerje te pashpjegueshme ne rruazat e shtylles kurrizore.

Keshtu eshtrat u derguan per ne laboratorin e ADN-se ne Univesitetin e Shtetit Michigan ku punen e morri persiper Dr. David Foran gjenetist  drejtori i programit te shkencave te Mjekesise Ligjore prane ketij universiteti.

Ne fillim menduam se kockat ishin prekur nga tuberkulozi por analize pas analize konstatuam se shkaktari ishte bruceloza bakter qe ashtu si tuberkulozi prek kockat thote Amanda Buszek pjesmarrese ne studim nen drejtimin e Dr. Foran.  Ekipi fillimisht analizoi kockat per tuberkuloz per shkak te demtimeve  ne eshtra por rezultatet dolen negative. Kur sekuenca e ADN-se kaloi neper kete aparat cdo gje u be e qarte shkencetaret kuptuan se kishin bere nje zbulim.

Bruceloza eshte nje semundje infektive qe prek bagetite kryesisht dhite. Bakteri mund te transmetohet tek njerezit kur qumshti nga nje dhi e infektuar pihet ose perdoret per bulmet por ndodh edhe kur qumshti nuk pasterizohet.  Sot kjo semundje eshte me pak e zakonshme per shkak te kontrolleve dhe rregullave te rrepta te higjenes.

Edhe kur shfaqet semundja mund te sherohen me antibiotike.  Efekti i brucelozes ne kocka eshte i ngadalshem dhe i dhimbshem thote Dr. Fenton. Eshtrat e zbuluara ne Butrint mendohet si i perkasin dy te rinjeve 13 vjecare qe mund te kene jetuar ne shekullin e X - XIII. Si rrjedhim autoret e studimit sugjerojne se shkalla e vdekshmerise foshnjore ose ne moshe te re ne mesjeten e hereshme ne Butrint ka qene shume e larte. Keto te dhena perkojne edhe me popullsine e ralle te rajonit te Butrintit ne ate kohe.

Ky zbulim i brucelozes ne Butrint ka rendesi historike edhe sepse eshte i pari qe krijon nje lloj imazhi se jeta baritore nuk ishte aspak piktoreske por ishte vertete e rende e veshtire e shkurter.  Bashke-autori i studimit antropologu Todd Fenton i Universitetit te Shtetit Micigan MSU thote se puna kerkimore ne Butrint eshte deshira e cdo shkencetari - arkeolog antropolog gjenetist historian - sepse ne cdo gur ne cdo shtrese qe germohet pritet te zbulohet dicka e re.

Per rreth nje dekade shkoj atje cdo vit dhe punen e marr shume seriozisht. Projekti i tanishem ka perfunduar. Por nese do te me jepej mundesia do te shkoja me kenaqesi ne  Butrint a tjeter qender arkeologjike shqiptare me shume se ne cdo vend tjeter thote Dr. Fenton i Universitetit te Shtetit Micigan.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›