Studjuesit Pagjumesia behet shkak per semundje

Agjencia qeveritare per aviacionin civil ne Shtetet e Bashkuara njoftoi rregulla te reja per te luftuar lodhjen e piloteve. Kohet e fundit disa rrezime aeroplanesh kane ndodhur per shkak te gabimeve nga pilotet e lodhur gje qe tregon se lodhja perben nje kercenim per pilotet dhe pasagjeret e tyre.
Administrata Federale e Aviacionit ose FAA thote se udhezimet e reja do ti bejne fluturimet me te sigurta. Rregullat e reja jane leshuar si nje pergjigje ndaj nevojes per te mbajtur te vemendshem pilotet gjate fluturimit.
Ray LaHood kryeson Departamentit amerikan te Transportit.
Ky rregull i ri do tu jape piloteve mundesine per te marre 8 ore gjume te panderprere para fluturimit.
Udhezimet e reja bejne thirrje per pakesimin e oreve ne detyre te pilotetve duke u dhene atyre nje periudhe 10-oreshe ndermjet nderrimeve ne menyre qe ata mund te marrin te pakten 8 ore gjume para nje fluturimi.
Ekspertet thone se keto ndryshime duhet te ishin bere me pare. Neurologu Aman Savani thote se imazhet e skanimit te trurit tregojne se si mungesa e gjumit ndikon ne pjeset ballore te cilat jane pergjegjese per perqendrimin perceprimitn dhe vemendjen.
Ekziston ajo qe quhet presion homeostatik qe shtohet kur njeriu ri zgjuar. Ky presioni behet thuasje i paperballueshem pas nje kohe te caktuar dhe personi here pas here bie ne gjume pa vetedije.
Dr. Savani thote renia ne gjume per ato pak sekonda ndikon ne gjykimin dhe kohen e reagimit te pilotit. Gjithashtu pagjumesia mbart rreziqe afatgjata shendetesore.
Rreziqet e vecanta te semundjeve qe lidhen me pagjumesine kronike jane prekja nga kanceri presioni i larte i gjakut dhe diabeti i tip 2.
Rregullat e reja jane vetem per pilotet e linjave te udhetareve dhe pilotet qe fluturojne avione mallrash. Por Shoqata e Pavarur e Piloteve i ka kerkuar qeverise per te vendosur nje nivel te sigurise per te gjithe pilotet. Brian Gaudet eshte zedhenes i kesaj shoqate.
Nje nga rregullat e reja eshte se nje pilot mund fluturoje jo me shume se 3 nete radhazi por kemi pilote qe fluturojne 4-5 nete me radhe. Ne duam qe kjo te ndryshoje.
Efektet negative dhe ndonjehere vdekjeprurese e privimit te gjumit jane pare ne pune te tjera qe kerkojne ore te gjata duke perfshire shofere kamionesh mjeke police dhe kontrollore te trafikut ajror.