Itali, policia arreston dy shqiptarë me 65 kg hashash
Romë- Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë një aksioni të policisë së Romës, pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, të llojit marijuanë.
Lajmi ëhstë bërë i dituur sot në mediat italine, të cilat i referohen operacionit antidrogë më të fundit të organizuar nga karabinieria e Romës.
Sipas policisë, poseduesit e lëndës narkotike kanë qenë dy shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar për arsye hetimore. “Të arrestuarit janë një shtetas 24-vjeçar dhe një tjetër 33-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë”- bëjnë me dije mediat italiane, duke sqaruar se mbi ta rndon akzua e trafikut të lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit që ushtruan forcat e policisë, dy shtetasve iu gjet një sasi prej 65 kg hashash e paketuar dhe e vendosur në një cantë, gati për trafikim.
Policia ka njoftuar se është duke hetuar për të zbuluar edhe bashkëpunëtorë të tjerë në trafikun e narkotikëve.