Itali, policia i konfiskon kapitalin "Kamorra"-s
Policia italiane ka arritur që të kryejë një nga operacionet më të rëndësishme në vitet e fundit. Policia e shtetit fqinj ka arritur që t'i konfiskoj ditën e marte 500 milionë euro asete. Kjo shumë e konsiderueshme i përkisnin organizatës kriminale Kamorra. Kjo shumë vë në dukje edhe përhapjen e mafies napolitane në vend si edhe bazën e fuqishme ekonomike që ka mafia në Itali.
Disa nga asetet e sekuestruara nga ky operacion janë firma ndërtimi dhe kompani të tjera të mëdha që operonin në Latina. Latin është një qytet i vogël në jug të kryeqytetit të Italisë, Romës. Por përveç aksioneve të këtyre kompanive, tek asetet e konfiskuara futen edhe disa hotele, supermarkete, tokë, apartamente, jahte dhe makina luksoze, përfshi dy Ferrari.
Dymbëdhjetë persona u arrestuan dhe 77 të tjerë dyshohen se kanë bashkëpunuar me klanin Mallardo me bazë në Xhuljano, pranë Napolit. Gjatë këtij operacioni të madh, në të cilin u përfshinë 500 policë, u hetua edhe për klane të tjera në Kalabri dhe Sardenjë.