E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, policia ndalon 79 emigrantë të paligjshëm dhe 15 kontrabandistë

ROMË- Policia italiane e kufirit bëri të ditur sot se kishte ndaluar 79 emigrantë të paligjshëm me origjinë egjiptiane dhe arrestuar 15 kontrabandistë të dyshuar në afërsi të Mazara del Vallo, një port pranë Trapanit, në Siçili, në jug të vendit.

Rreth 30 emigrantë gjendeshin në një barkë të madhe gome, që kishte ngecur në rërë pranë Torretta Granitola. Të tjerët u gjetën në mes të detit në një anije peshkimi, nga ku u transportuan emigrantët e paligjshëm drejt bregut.

"Hetuesit arritën gjithashtu të ndalojnë rreth 15 kontrabandistë të dyshuar", sipas komunikatës së trupit të Guardia di Finanza përgjegjëse për kufirin.
Emigrantët, disa prej të cilëve vuanin nga hipotermia u pritën në një kamp të përkohshëm të vendosur në stadiumin Mazara del Vallo me ndihmën e vullnetarëve për mbrojtjen civile.

Bashkë me Greqinë, Italia është një nga portet kryesore për emigracionin e paligjshëm në Evropë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›