E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim për drogë

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave të shpallur në kërkim për trafik droge. Burime nga policia e qytetit bregdetar theksojnë se gjatë operacionit të koduar “Batica” e ndërmarrë nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u krye ekzekutimi i 4 urdhër-arresteve ndërkombëtare.

Sipas policisë janë arrestuar  shtetasit Skënder Azem Gockaj, 42 vjeç, Julian Shabani, 31 vjeç, Adnand Xhelili, 42 vjeç dhe Erjon Sadikaj, 29 vjeç të cilët ishin shpallur në kërkim nga Interpol Roma si pjesëtarë të një organizate kriminale me tendence trafikimin e lëndëve narkotike.
 

Arrestimi i këtyre shtetasve që mbikqyreshin prej mëse 1-muaji nga shërbimet e policisë, u krye nga njësitë e specializuara të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, në të njëjtën kohë mbrëmjen e djeshme, pasi në ngarkim të tyre Gjykata e Penale Lecce, Itali ka lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare për veprat penale "Trafikim lëndësh narkotike" dhe "Pjesëmarrje në grupe kriminale".
 

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar nga Shqipëria në Itali një sasi të konsiderueshme droge (Cannabis sativa dhe heroinë) c` ka rezultuar nga hetimet intensive të kryera gjatë periudhës 1 Janar 2009 deri më 5 Shkurt 2010 nga autoritet ligjzbatuese.
 

Njërit prej tyre, shtetasit Erjon Sadikaj gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri tip pistoletë me mulli me pesë fishekë.

Materialet procedurale për të katërt shtetasit e mësipërm i kanë kaluar organit të Prokurorisë për procedura të mëtejshme për ekstradimin e tyre në Itali.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›