E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapet me armë e municione luftarake, pranga 42-vjecarit

SHKODËR - Një 42-vjeçar nga Shkodra u arrestu sot pasi u kap në flagrancë me armë dhe municione luftarake.

Burime zyrtare nga komisariati i Shkodrës bënë të ditur se shtetasi Leonat Correj u arrestua, pasi në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me një krehër me 30 fishekë, pesë granata luftarake si dhe gjashtë ndezësa granatash luftarake.

Ndërkohë mësohet se veprimet hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Leonat Correj i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›