E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak; 18 vendime me ndikim në jetën e qytetarëve

28-02-2013 / Gazeta 55

Vendime qe pritet te ndikojnë drejtpërdrejt ne jetën e banoreve te kryeqytetit do te jene objekt i mbledhjes se Këshillit Bashkiak këtë te enjte
50 mije qytetare do te kenë se shpejti hipotekat e apartamenteve te tyre.
Nëse këshilltarët bashkiak do te miratojnë listën për pajisjen me leje përdorimi te 260 objekteve mbi tre kate për te cilat, zyra e urbanistikes pas vitit 2006 kur kishte përfunduar edhe afati për vetedeklarim për legalizim ka konstatuar shkelje
523 subjekte që kryejnë aktivitetet e prodhimit apo shitjes me pakicë në fushën e punimeve të artizanatit në qytetin e Tiranës do te përfitojnë ulje ne masën 30% te taksës për biznesin e vogël. Vendim ky qe i shtrin efektet financiare nga date 1 janar 2013.
Kosto do te ndryshoje edhe për lëvizjen me taksi.
Distanca fillestare prej nga nis punen matësi elektronik i cmimit nuk do te jete me pas dy km udhetim, por pas 1.5 km.
Ndërsa ne njësitë vendore qytetaret nuk do te shkojnë me vetëm për te firmosur certifikata.
Pas miratimit në Këshillin Bashkiak, ato do të ushtrojnë  pjesërisht funksionet e sigurimit të rendit e qetësisë, mbarëvajtjes së punëve publike, kontrollin dhe zbatimin e ligjit  te standardeve teknike në fushën e ndërtimit.
Janë 18 vendime te cilat kryebashkiaku Basha i ka dërguar anetareve te Këshillit Bashkiak per cilat ato do te diskutojnë ne mbledhjen e radhës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›