Itali, pranga grupit mafioz ballkanik

Në katër qytete italiane sot në orët e para të mëngjesit është arrestuar një grup mafioz ballkanik.
Lajmi u bë i ditur nga mediat italiane.
Gjashtë prej të arrestuarve janë shtetas serb, dy shtetas kroat, një shtetas slloven dhe një bullgar, të moshave prej 22 deri më 54 vjec.
Grupi u arrestua rreth orës 10 të mëngjesit pas një operacioni të forcave policore italiane në Milano, Perugia, Udine dhe Piza.
Ata akuzoheshin si rrjet i organizuar për krim të organizuar, vjedhje të mallrave me vlerë deri në gjysmë milioni euro.