E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, gazetarët në grevë për sigurimet

Gazetarët e shtypit dhe medias elektronike në Greqi do të fillojnë nesër një grevë paralajmëruese 24-orëshe në shenjë proteste kundër ligjit për sigurimet sociale, njoftoi botimi elektronik i gazetës greke "Ethnos".

Greva do të organizohet me iniciativën e Unionit të Redaktorëve të Gazetave të Athinës.

Gjendja e tensionuar në Greqi është rritur për shkak të problemeve të pazgjidhura në sigurimet shoqërore pasi fondet kryesore të sigurimit janë drejt falimentimit.

Në mars, parlamenti grek pas debateve të shumta, miratoi prokjektligjin për ndryshime në sigurimet për pension, edhe pas grevave që organizuan sindikatat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›