E Enjte, 5 Nëntor 2026

Itali protesta e studentëve, duhen investime në shkolla

Studentet ne Itali jane bashkaur per te protestuar per mesimin online qe sipas tyre nuk po funksionon. Ata e cilësojnë veten të ardhmen e vendit dhe mendojnë se qeveria nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur shkollat.   “Arsyeja pse ne nuk jemi brenda shkollave tona, dhe ulemi në tokë jashtë duke bërë mësim në distancë, është sepse nuk ka hapësira të mjaftueshme.

Klasat janë shumë të vogla dhe nuk ka asnjë mënyrë të kthehemi në shkollë, të sigurt. Dhe ky është një problem i madh sepse shmangia e investimeve në shkolla duke mos e pasur atë një përparësi, do të thotë të mos kesh një vizion afatgjatë dhe të mos kuptosh se për çfarë është e ardhmja. Sepse ne përfaqësojmë të ardhmen e këtij vendi” theksojne studentet .

Shumë prej studentëve janë të shqetësuar për punën që kanë humbur duke mos zhvilluar orë mësimi personale.  Ndryshe nga vendet e tjera në Evropë që kanë përjashtuar mbylljen e shkollave duke vendosur në vend të kufizimeve më të rrepta, në Itali nuk është ende e qartë se si plani i rimëkëmbjes së qeverisë synon ta adresojë këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›