E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koeman: Mendoj se Messi do qëndrojë te Barcelona

“Messi? Unë mendoj se do të qëndrojë. Nuk e shoh larg nga Barcelona. Ka ende një vit në kontratën e tij me ne dhe mendoj se duhet të qëndrojë. Sidoqoftë, nuk jam unë që duhet ta bind. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Guardiola? Jam i lumtur për të,  për rinovimin e kontratës me Manchester City. Nëse ai është i lumtur edhe unë jam i lumtur. I pëlqen të qëndrojë te City”. Kështu është shprehur Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, në prag të sfidës së madhe në La Liga, të planifikuar për tu zhvilluar në Wanda Metropolitano, kundër Atletico të Diego Simeone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›