E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali protesta kunder Berluskonit

Te shtunen tre dite para votebesimit te qeverise Berluskoni ne parlament mijera vete protestuan ne Rome kunder politikave te kryeministrit italian.

Thirrjet per daljen ne tubim ishin bere bere nga Partia Demokratike ne opozite e mbeshtetur nga forca politike kunder korrupsionit Italia e vlerave.

Familja te tera pensioniste e punetore u mblodhen ne kryeqytet nga e gjithe Italia per te marre pjese ne miting me shpresen se ai do te sherbeje edhe si nje shtyse per lideret opozitare per ti vene pak me shume ne levizje.

Ne Itali shume gjera nuk kane ndryshuar prej dekadash por arena politika e vendit nuk eshte aspak nje prej tyre. ne 14 dhjetor testohet ne parlament mbeshtetja qe gezon aktualisht Berluskoni a eshte ajo e mjaftueshme per ta lene ne pushtet apo vota do te beje te kunderten e do ta fundose kabinetin aktual

Pas shkeputjes dramatike te muajit korrik nga kryeministri i goditur prej skandaleve te njepasnjeshme kryetari i dhomes se ulet Gianfranco Fini po pershkallezon tani presionet per doreheqjen e kavaljerit e per ti hapur kesisoj rrugen nje koalicioni te ri te qendres te djathte. Ne moshen 74-vjecare Berluskoni mbetet nje luftetar i paepur politik. Doreheqja e tij do te ishte nje fitore per opoziten e dobet te qendres se majte te kryesuar nga Pierluigi Bersani thote Reuters. Per liderin opozitar Antonio di Pietro Berluskoni e ka turperuar Italine ne syte e gjithe botes ndaj nuk duhet te qeverise me.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›