E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane shtylla ne mes te rrugeve

Shtyllat ne mes te rruges nuk jane me nje cudi shqiptare. Ne kryeqytet ne shume rruge te reja shikon shtylla elektrike qe duket sikur kane mbire ne mes te asfaltit.

Mosmarreveshjes mes kompanive te ndertimit dhe KESH-it qe eshte pronar i shtyllave kane bere qe edhe pas asfaltimit shtyllat te mbeten aty.

Ne nje nga rruget e reja qe eshte shtruar ne Laprake ne ish-zonen e fushes se Aviacionit. Ne nje gjatesi rruge prej 50 metra jane kater shtylla qe vazhdojne te jene ne kembe ne mes te rruges.

E shtruar se fundmi drejtuesit e automjeteve nuk jane mesuar ende me keto barriera te cuditshme ndaj dhe cdo dite shenohen aksidente.

Vetem mengjesim e sotem brenda nje harku kohor prej 30 minutash tre automjete u perplasen me keto shtylla. Edhe pse pa pasoja ne njerez karroatrecet transportojne cdo dite makina te demtuara qe padyshim kane nje kosto jo te vogel per pronaret e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›