E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali qeveria e re


Duke bërë shaka me gazetarët sot në mëngjes, senatori Mario Monti tha: “Sot është një diëe e shkëlqyer”, duke bërë sikur i referohej kohës, por në të vërtetë sot qe një ditë e bukur për të.

Pas konsultimeve me forcat politike, Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano e ngarkoi që të formojë qeverinë e re italiane, një ditë pas dorëheqjes së Silvio Berlusconit.

Gjatë gjithë ditës në presidencë kaluan përfaqësuesit e partive kryesore të cilët mbështetën kandidaturën e Mario Montit, secili duke vënë disa kushte.
Grupimi i majtë, nëpërmjet Pierluigi Bersanit, kryetar i Partisë Demokratike, do të mbështesë këtë qeveri teknike emergjence, madje i kërkon asaj që të punojë jo vetëm ItaliaBerluskoni, fundi një “perandorie”Mario Monti, mandatohet kryeministër i ri i Italisë Berluskoni: Frikë për eurozonën për të nxjerrë vendin nga amullia ekonomike, por duhet të kryejë edhe një sërë reformash, nga ajo e ligjit zgjedhor deri tek pakësimi i numrit të deputeteve.

Italia e Vlerave, e Antonio Di Pietro kërkoi që kjo qeveri të jetë me afat dhe do të shqyrtojë më parë skuadrën e ministrave.

Ndërsa forcat e qëndrës duan këtë qeveri deri në vitin 2013, kur mbaron legjislatura. Sekretari i Partisë së Popullit të Lirive, grupimi i djathtë i Silvio Berlusconit, deklaroi se do të mbështesë kandidaturën e Mario Montit me preferencën e një qeverie të përbërë vetëm nga teknikë.

Lidhja e Veriut e Umberto Bossit do të jetë kundër.
Me sa duket lista e ministrave do të jepet ditën e hënë, ndërsa që të martën në Senat është në program votëbesimi për qeverinë e re.

 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Dimër i vështirë, rrezikohet furnizimi
Prodhimi i energjisë nuk garanton nevojat. KESH: Import për garantimin e dritave
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Hapet sheshi “Skënderbej”
Mario Monti, mandatohet kryeministër i ri i Italisë
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›