Itali, qeveria shkurton shpenzimet, nisin protestat

E ndersa perpiqet te shmange nje krize financiare si ajo e Greqise qeveria italiane po pergatitet per shkurtime te medha te pagave, sherbimeve qeveritare dhe kujdesit shendetesor. Ministrat e kabinetit qeveritar jane mbledhur nje dite me pare per te diskutuar per shkurtime qe kapin shifren 30 miliarde dollare gjate dy viteve te ardhshme dhe nje keshilltar kryesor i kryeministrit Silvio Berluskoni ka paralajmeruar se plani parashikon “sakrifica te medha”. Media italiane thote se plani do te ngrije ose shkurtoje rrogat e te gjithe punonjesve qeveritare. Fondet qeveritare per kujdesin shendetesor dhe organet e qeverisjes lokale parashikohen gjithashtu te tkurren.
Adela Zeza < I mëparshmi
Adela Zeza < I mëparshmi