Ministrat britanikë, në punë pa vozitës e veturë zyrtare
Pas paralajmërimeve për zvogëlim të pagave të kabinetit të ri qeveritar britanik, Qeveria mendon t'ua marrë ministrave vozitësit dhe veturat zyrtare.
Londra vlerëson se kjo është një pjesë simbolike e zvogëlimit të paralajmëruar të shpenzimeve buxhetore.
Nga kabineti i kryeministrit, David Cameron njoftojnë se kryeministri do ta mbajë automobilin dhe vozitësin e tij.
Nga kabineti nuk dëshiruan të komentojnë nëse kryeministri Cameron kur të fluturojë për vizitë në vende tjera do ta shfrytëzojë klasin e parë, apo fluturimin e zakonshëm.