Itali, qytetarët kalojnë natën nën panik, ndihen lëkundje të tjera
ITALI- Qytetarët në veriun e Italisë e kanë kaluar natën me frikë pas tërmetit të së dielës, prej të cilit humbën jetën 7 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Lëkundje të tjera të forta janë ndjerë gjatë natës duke bërë që banorët sidomos në Modena, zonën pranë epiqendrës së tërmetit të djeshëm me magnitudë 6 të shkallës rihter, të kalojnë natën jashtë.
Panik pati edhe ndër banorët e qytetit të San Agostinos dhe San Felices. Dhjetëra ndërtesa historike janë dëmtuar mes të cilave edhe një kështjellë mesjetare dhe një sërë kishash. Por, për momentin e gjithë vëmendja është te personat e zhdukur dhe ata që dyshohet se janë nën gërmadha. Më shumë se 3000 persona kanë ngelur të pastrehë nga termeti i fuqishëm, më i forti pas tërmetit të Akuilas në vitin 2009. Qeveria italiane pritet të shpallë gjendjen e emergjencës.
(el.me/News24/BalkanWeb)