E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Përqendroheni tek politika, harroni shëndetësinë dhe arsimin

TIRANË-Ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Sequi theksoi sot gjatë tryezës së BE dhe fondacionit ‘Shqipëria e Hapur’, se përvec reformave politike vëmendje duan dhe reformat në shëndetësi dhe arsim.

“Përqëndrimi tek disa reforma të kërkuara ku fokusohet politika, le mënjanë disa të tjera, sic është shëndetësia, arsimi. Kujtojmë se duhet të jenë reforma gjithëpërfshirëse”.

Sipas Sequi, reformat në arsim dhe shëndetësore mbeten gjithmonë të papërfunduara, dhe kjo për shkak të jostabilitetit politik.
“Autorët e raportit kanë vënë re se reformat në arsim e shëndetësi janë të papërfunduara për shkak të jostabilitetit politik. Jo qëndrueshmëria në politikë ka sjellë mos realizim të këtyre reformave”. 

"Integrimi i shton burime politikave kombëtare, si shëndetësia, arsimi, apo mbrojtja sociale. Duhet pasur kujdes në përqendrimin e përmbushjes së kritereve politike në mënyrë të qëndrueshme dhe bërja e kësaj nëpërmjet fuqizimit të qytetarëve ” ka shtuar Sequi. 

Sequi gjithashtu u ka kërkuar forcave politike në Shqipëri të vijojnë dialogun në kuadër të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
"Integrimi është një objekt kombëtar. Qeveria dhe opozita të dyja ishin të përfaqësimit takim e MSA-së dhe ne kemi besim që përpjekje e përbashkët do të vazhdojë me anë të dialogun kontruktiv, të kompromisit që u filluan në marrëveshjet e nëntorit” theksoi Sequi.

Bushati: Të hapim një kapitull të ri për axhendën zhvillimore
Kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati duke vlerësuar se përdorimi i dokumentave në kufijtë e vendit ka sjellë shërbim më cilësor për qytetarët shqiptarë, nënvizoi se liberalizimi i vizave për Shqipërinë u bë shumë vonë. Bushati bëri apel për hapjen e një kapitulli të ri në axhendën zhvillimore të vendit. Bushati duke këmbëngulur tek demokratizimi, ngriti cështjen nëse ndikon ajo tek statusi.

“Besoj se cështja e statusit lidhet me kredon politike dhe imazhin e vendit në raport me fqinjët dhe organizmat europian. Së dyti, cështja e statusit është cështjeve e vlerave, ambasadori Sequi shprehu solidaritetin, por unë dua të shtoj si duhet të ndërtojmë jetën tonë, dhe si duhet të mbyillim cështjet me BE, si me pronën, median për të hapur një kapitull të ri në axhendën zhvillimore të vendit, që unë e konsideroj cështjen e tretë të statusit. Pasi axhenda zhvillimore ndihmon integrimin”,- deklaroi Bushati. 

Nishani: 2 kolonat e integrimit, debati politik dhe procesi në terren
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani gjatë fjalës së tij në tryezën për integrimin vlerësoi se procesi i integrimit shkon përtej retorikës duke theksuar dy aspekte, pregatitja dhe adaptimi në terren. 

“Besoj se procesi i integrimit është proces që përtej retorikës, zhvillohet në dy aspekte. Së pari në atë të parapregatitjes dhe së dyti ajo e përshtatjes. Këhtu që është domosdoshmëri e pashmangshme. Janë disa fakte që flasin më shumë se analizat. Në një anë qëndron debati politik, dhe në anën tjetër procesi në terren. Dy kolona që shtyhen dhe tërhiqen”,- deklaroi Nishani.

(d.b/el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›