E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Robin Gibb ylli i ''Bee Gees''

LONDËR- Robin Gibb, këngëtari i grupit britanik emblematik ''Bee Gees'' vdiq dje në moshën 62-vjeçare pas një lufte të gjatë kundër kancerit. Lajmin për vdekjen e këngëtarit e njoftoi familja e tij nëpërmjet një komunikate për media. 

Barry, Maurice dhe Robin Gibb arrritën majat në botën e muzikës pop në vitet 70 me hite të tilla si "How Deep Is Your Love", "Stayin' Alive", dhe "Night Fever". Në muajin prill gjendja e tij u përkeqësua shumë, por më pas u përmirësua sërish. 

Në këtë mënyrë, pas Donna Summer shuhet edhe një tjetër yll i muzikës ''disco'' që ka shënuar një epokë. Me grupin ''Bee Gees'', Robin Gibbs ka shitur më shumë se 200 milionë disqe që prej fillimit të tyre në vitet '60.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›