Itali, rekord jetëgjatësie
Rekord jetëgjatësie vendoset në Itali, ku sipas një studimi mbi shëndetin, vihet re se burrat jetojnë mesatarisht 78.8 vjeç kundrejt 84.1 ndaj grave.
A është e mundur që të jetosh më shumë se një shekull dhe ende te jesh i shëndetshëm e në gjendje të kthjellët mendore?
Mesa duket kjo gjë është provuar, por vihet re se trendi i plakjes është ulur për shkak të jetëgjatësisë, në të cilën e vendos vendin tonë fqinj Italinë, në vendin e parë në botë.
Ky studim nuk i referohet vetëm vdekjes në përgjithësi ku pothuajse është përgjysmuar që nga viti 1980, por dhe të vdekshmërisë foshnjore. Ky raport është si rezultat i një vëzhgimi të kryer gjatë vitit 2009-2010.
Italia tashmë kalon një moment historik, me 60 milionë banorë, ku ndërmjet tyre, 20.3% e popullsisë janë më shumë se 65 vjeç, thuhet në raportin e paraqitur nga ministri i Shëndetësisë Renato Balduzzi. Ndër të tjera, vihet re se të rinjtë gëzojnë një shëndet të mirë. 
Rezultatet janë me të vërtetë befasuese, ndërsa rekomandimet për një jetë te shendetshme pa duhan, pa alkool, pa mbipeshë janë të aplikueshme nga pjesa me e madhe e njerëzve në botë, por kjo nuk vlen për rastin e 100-vjeçarëve. Për të arritur një jetegjatësi të tillë, ajo që duhet është gjenetika e veçantë.