E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, vdesin dy oficerë të policisë Përmet

Foto Ilustruese

PERMET- Një aksident me pasojë vdekjen e dy funksionarëve të Policisë së Përmetit është shënuar në aksin rrugor Përmet Këlcyrë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Veroniqit, ku automjei tip Benz me targë DR 6279 B është përplasur me bordurën e urës.

Petrit Lata, me detyrë specialist për hetimin e krimeve ne Përmet, 43 vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa Nuri Kërçani, me detyrë shef i rendit ne Komisariatin e Policisë së Përmetit, ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal te qytetit. Kërçani mësohet se ka mbërritur në gjendje kritike për jetën ne spitalin e qytetit te Përmetit.

Reshjet e dendura te shiut, mesohet se jane bërë shkak për aksidentin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›