E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazsjellësi TAP, mbahet raundi i 2 i negociatave

TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) ka mbajtur sot raundin e dytë të negociatave për projektin e gazsjellësit Trans- Adriatika- Pipeline (TAP).

Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço gjatë një konference për shtyp njoftoi se kompania Roland Berger është përzgjedhur si kompani konsulente e qeverisë shqiptare. Ai tha se qeveria shqiptare eshte duke bere gjithçka per realizimin e ketij projekti.

Përfaqësuesi i kompanisë “Roland Berger”, i pranishëm në konferencë për shtyp, u shpreh se po ecet në hapa të sigurtë dhe se negociatat do të vazhdojnë të jenë të gjata, për marrëveshjen e palës pritëse dhe për marrëveshjen ndërqeveritare (Shqipëri, Greqi, Itali).

Mendoj se ka një identitet interesi midis TAP të Shipërise dhe Evropës. Evropa ka interes të diversifikojë burimet e saj të energjisë.- tha ai.

Përfaqësuesi i kompanisë Roland Berger  theksoi se në vitin 2018 do të mund të bëhet realitet kalimi i gazsjellësit nepër Shqipëri.

Përfaqësuesi i TAP, u shpreh i sigurt për fitimin e projektit nga konsorciumi.

Projekti Për rritjen e kapaciteteve të qeverisë shqiptare për infrastrukturat e Mëdha të Gazit, financohet nga qeveria Zvicerane dhe qeveria Norvegjeze.

Rreth 1 miliardë euro është shuma që do të investohet në kuadër të projektit të gazsjellësit Transadriatik (TAP) që do të kalojë në vendin tonë.

Gazsjellesi TAP eshte pjese e Korridorit Jugor dhe eshte skicuar qe te transportoje gazin nga rajoni i Kaspikut dhe Lindjes se Mesme drejt Europes. Ky gazsjelles kalon ne Greqi dhe me pas ne territorin shqiptar per te perfunduar ne Itali. Gjatesia e tij nën-ujore nga Shqiperia ne Itali eshte 115 kilometra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›