E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, rriten tensionet mbi përjashtimin e Berulskonit nga Senati

ROMË - Tensionet politike në Itali njohën sërish rritje sot pas kërcënimeve të qendrës së djathtë për braktisjen e koalicionit qeveritar në rast të përjashtimit nga Senati të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi pas dënimit të tij për evazion fiskal. 

"Nëse e majta voton pro përjashtimit të tij, mazhoranca qeverisëse nuk do të ekzistojë më. Një votim i tillë do të shkaktojë rrëzimin në mënyrë të papërgjegjshme të qeverisë Letta", deklaroi Renato Brunetta, një mik i afërt i Berlusconit. 

Partia e ish-kryeministrit italian Berlusconi, PDL (Populli i Lirisë), akuzoi aleaten e saj Partinë Demokratike në koalicionin qeveritar se po përpiqet të përshpejtojë përjashtimin e tij nga Senati. 

"Topi është në duart e PD, janë ata që po e përshpejtojnë lëvizjen drejt krizës, drejt një pike pa kthim", theksoi ministrja italiane e Shëndetësisë, Beatrice Lorenzin pas daljes nga një takim urgjent me partitë anëtare të koalicionit qeverisës.
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›