E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vranë 28-vjecarin për një femër, arrestohen 3 autorët

DURRES- Arrestohen tre autorët e vrasjes së ndodhur natën e së dielës në fshatin Radë të Durrësit. Policia ka vënë në pranga vrasësit e 28- vjecarit Festim Lama.

Bëhet fjalë për Alfred Gjokën 21-vjec, Baki Huqin 46-vjec dhe Erjon Muharremin, të cilët pas një sherri për motive të dobëta ekzekutuan me armë zjarri 28-vjecarin Lama.

Sipas policisë, gjithcka ndodhi pas një sherri të nisur në brendësi të pub-it, ku shkak ishte bërë një femër. E gjithë kjo ishte shoqëruar me një përplasje mes dy grupeve të të rinjve, që u zhvendos jashtë ambienteve të lokalit.

Rreth 100 metër më larg, sipas policisë, u ekzekutua Festim Lama, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej në gjendje të dehur. Tre të arrestuarit e sotëm akuzohen si bashkëautorë në vrasje, ndërsa ata do të përballen me akuzën e vrasjes me paramendim.
(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›