Bllokohet kufiri Kosovë-Maqedoni në dy vendkalime
Kufiri Kosovë-Maqedoni është bllokuar në dy vendkalimet kufitare në Han të Elezit dhe Glloboçicë, për shkak të protestës së transportuesve të Maqedonisë. Disa kamionë dhe autobusë kanë ndalur automjetet e tyre qindra metra larg vendkalimeve kufitare në pjesën maqedonase dhe nuk lejojnë makinat që të kalojnë, për shkak të pakënaqësisë me embargon tregtare që ka vendosur Kosova.
Doganat e Kosovës janë shprehur se qarkullimi me Maqedoninë pothuajse është ndërprerë tërësisht. “Situata varet tërësisht nga pala maqedonase. Në rast se Qeveria e Maqedonisë synon zgjidhjen e situatës dhe heqjen e masave, atëherë do të heqim edhe ne masat tona”, është shprehur Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari Lila. Bllokimi i rrugëve që çojnë për në kufirin maqedonas-kosovar janë rezultat i konfliktit tregtar ndërmjet dy vendeve, i cila u nxit pas ndalimit të importit të miellit dhe grurit të prodhuar në Kosovë për në Maqedoni.
(BalkanWeb)