Itali, sekuestrohet 1 ton marijuanë, vinte nga Shqipëria, arrestohen 4 shqiptarë, 2 të tjerë në kërkim
Policia italiane ka sekuestruar ditën e sotme një sasi prej 1 ton marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria.
Me anë të këtij operacioni, policia italiane ka bërë të mundur dhe arrestimin e 4 shtetasve shqiptarë nën akuzën për trafik droge,si dhe ka shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë.
Lënda narkotike prej 1104 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria, ishte e ndarë në 37 çanta dhe kapte një vlerë prej 8 milion euro. Droga është sekuestruar në veri të kanalit të Otrantos, pasi skafi me të cilin po transportohej është pikasur nga një avion.
Njëri prej skafistëve shqiptarë të arrestuar nga policia italiane është shtetasi me inicialet B.Z. 16-vjeç.