E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ vendosi rinumerimin e te gjitha kutive te votimit ne Shkoder e Lezhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën e PD për hapjen  e kutive të votimit në Qarkun e Lezhës.
Për ekspertin e socialistëve në KQZ, Genc Gjonçaj hapja e kutive të votimit në Lezhë është në kundërshtim me ligjin, ndaj anëtarët dhe kreu i KQZ-së do të mbajnë përgjegjësi penale.
KQZ do numërojë 248 kutitë e votimit të Qarkut të Lezhës, pasi 10 të tjera u numëruan para 2 ditësh.
Në diskutimet gjatë mbledhjes së sotme anëtari i KQZ, Klement Zguri vuri në dukje faktin se nga deformimet e rezultateve në 10 kutitë që u hapën, atëherë duhet të hapim të gjitha kutitë e Qarkut Lezhës
Sipas tij, presioni dhe financimi i pisët kanë qenë dy presionet që kanë deformuar votën  Ndërsa sipas anëtares, Vera Shtjefni zgjidhja e duhur është të zgjerohet hetimi në të gjitha kutitë e Lezhës.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi rinumërimin e te gjitha kutive të votimit në Qarkun e Shkodrës Vendimi i KQZ për rinumërimin e kutive në Qarkun Shkodër, erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit të PR, Arjan Madhi. Rinumërimi i kutive për Qarkun Lezhë nis nesër në orën 10:00 në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pas rinumërimit të kutive për qarkun e Lezhës, KQZ do të rinumërojë edhe kutitë e Qarkut Shkodër. Po ne mbeldhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën e PS për verifikimin e listave zgjedhore me sistemin Tims nga MB, për vendndodhjen e votuesve.
Ndërkohë që rrëzoi kërkesën e dytë të PS për verifikimin e firmave në të gjitha listat e 6 QV në Laç dhe Mamurras.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›