Këshilli i Prokurorisë përzgjedh kandidaturat për krerët e disa prokurorive
Këshilli i Prokurorisë ka përzgjedhur kandidaturat që do ti propozohen Prokurorit të Përgjithshëm për pozicionet drejtuese vakante në prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Në përfundim të mbledhjes, e cila u hap sot nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, Këshilli i Prokurorisë, i cili është organ konsultativ i drejtuesit të institucionit, shqyrtoi 19 kandidatura për 5 vende drejtuesish.
Në përfundim, Këshilli i Prokurorisë i përbërë nga shtatë anëtarë, i përcolli Prokurorit të Përgjithshëm vendimin e tij, si më poshtë:
Për Prokurorinë e Tiranës kandiduan 5 prokurorë, për të cilët u votua:
Petrit Fusha 3 vota
Ferdinand Elezi 3 vota
Adnan Kosova 1 votë
Për Prokurorinë e Durrësit kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:
Besnik Hajdarmataj 5 vota
Julian Xhengo 2 vota
Për Prokurorinë e Fierit kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:
Ardian Ylli 6 vota
Arjan Ndoja 1 votë
Për Prokurorinë e Shkodrës kandiduan 2 prokurorë, për të cilët u votua:
Besnik Cani* 6 vota
Tom Deda 0 votë
* Besnik Cani është aktualisht anëtar i Këshillit të Prokurorisë dhe u largua nga salla në momentin e votimit për drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda kandiduan 4 prokurorë, për të cilët u votua:
Eugen Beci 5 vota
Ferdinand Elezi 2 vota
Brenda pak ditëve, Prokurori i Përgjithshëm do të shqyrtojë propozimet e Këshillit të Prokurorisë dhe do të vendosë për emrat që do të emërohen si drejtues në këto prokurori.
Bazuar në nenin 10 të ligjit nr.8737, datë 12.2.2001 Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, Këshilli i Prokurorisë kryen funksione këshillimore, në ndihmë të Prokurorit të Përgjithshëm, si edhe…i jep mendime për kandidaturat për drejtues të prokurorive….
Në nenin 8, pika ç, ligji i ngarkon Prokurorit të Përgjithshëm kompetencën për caktimin e drejtuesit e prokurorive dhe zëvendësit e tyre në prokuroritë pranë gjykatave, sipas kritereve dhe procedurave, të përcaktuara në ligj.