Itali, shemben dy ndërtesa, 10 të plagosur, 3 nën rrënoja

Dy ndërtesa të vjetra janë shembur në qendrën historike të Cenversano-s , në juglindje të Barit si pasojë e rrjedhjes së gazit. Sipas mediave italiane janë plagosur 10 persona ndërsa 3 prej tyre janë ende nën rrënoja.
Fillimisht u mendua se nën rrënoja mund të ishte edhe një fëmijë shqiptarë, por autoritetet italiane kanë konfirmuar se nën rrënoja është një çift holandez dhe fëmija i tyre 18 muajsh. Konfirmimi ka ardhur nga kreu i policisë komunale, Giovani Di Capua.
Sipas mediave italiane, ndërtesa të tjera janë të rrezikuara dhe të pasigurta. Autoritet janë duke shqyrtuar mundësinë e shembjes së qëllimshme, për të eliminuar rreziqet.