E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: SHBA-të më të vëmendshme ndaj Izraelit se Palestinës

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja izraelite “Haaretz”, e cila sqaron se këto komente ai i bëri gjatë takimit me një komunitet ortodoksësh hebrenj në Shtëpinë e Bardhë.

Në takim merrnin pjesë edhe shefi i stafit të Shtëpisë së bardhë, Jack Leu, liderët e komunitetit hebre ortodoks, përfshirë Dr. Simcha Katz, Rabbi Steven Burg dhe Nathan Diament i unionit Orthodox.

Më parë administrata amerikane ka paralajmëruar se dritarja e mundësisë për paqebërje mund të mos jetë e hapur për shumë kohë, mirëpo mbrëmjen e djeshme, Obama shprehu besimin se ende ka shanse për progres.
Presidenti amerikan u kërkoi të ftuarve të mos dyshojnë në besnikërinë e tij tek kjo çështje dhe tha se do të vazhdojë me përpjekjet e tij për paqe, pasi “paqja është në të mirë të Izraelit”./Start/F. P/

                                                                                             2012-06-06 17:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›