E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagosi vëllain për tokën, arrestohet 34-vjeçari

Arrestohet menjëherë pas plagosjes së vëllait autori i dyshuar Klinton Vrapi. Burime nga policia bëjnë me dije se 34-vjeçari është arrestuar tek rruga "Misto Mame", pranë pallateve "Çabej", pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, për konflikte pronësie, vëllain e tij shtetasin Arben Ismail Vrapi, 48 vjec, lindur ne Tiranë dhe banues ne Gjermani dhe në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak Tiranë, i plagosur me dy plumba në pjesën e kofshës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë dhe një predhë pistolete.
Ndërkohë materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, per veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›