E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sherr në një bar, plagoset shqiptari

Një shqiptar është qëlluar nga disa përsona në një bar në periferi të qytetit të Milanos në Itali. Mësohet se shqiptari është qëlluar me thikë në gjoks dhe gjithashtu është plagosur dhe një mik i tij i cili u përpoq të mbrojë atë nga sulmuesit. Sipas mediave italiane në fillim ka nisur debati dhe më pas sherri ka përfunduar me "luftë me thika". Sipas informacioneve mosmarrëveshja ishte nisur midis një grup shqiptarësh për motive ende të paqarta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›