Rama në Mallakastër: Askush nuk do të cënojë votën
Kryetari i opozitës Edi Rama ka qënë së fundmi në Mallakastër, ku deklaroi se askush nuk duhet të cënojë votën e lirë. Lideri i PS-së shprehu bindjen për fitoren e forcës politike që drejton më 28 qershor. Ai gjithashtu u shpreh se kjo zonë është ndër më të varfrat dhe më të papunat e për rrjedhojë, sipas tij, është zona më e tradhtuar nga kjo që verisje, për të cilën Rama tha se tradhtoi gjithë Shqipërinë. Rama theksoi se Shqipëria po vuan pasojat e politikës së vjetër të Berishës, pasi sipas kryesocialistit kjo qeveri bën biznes vetëm për familjen dhe oborrin qeveritar dhe ka varfëruar shqiptarët. Rama u angazhua për lëvizjen pa viza në BE të shqiptarëve që nga viti i ardhshëm. Ai iu bëri thirrje mallakastriotëve që të votojnë vetëm për PS-në.