E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shisnin foshnja për 20 mijë euro, arrestohen 3 persona

ROMË - Një çift bullgarësh dhe një italian u arrestuan sot pranë Casertës në Itali, pasi akuzohen për shitjen e foshnjave bullgare tek çiftet sterile në shtetin fqinj.
Hetimi i koordinuar nga prokuroria lokale zbuloi se dy foshnja, të cilat kishin lindur nga vajza shumë të reja bullgare në territorin e Italisë, ishin shitur tek dy çifte sterile.

Të dy bullgarët, të arrestuar për bashkëpunim kriminal, që kishin për qëllim falsifikimin e gjendjes civile të foshnjave të sapolindura, rekrutuan nënat e ardhshme nga vendi i tyre. Italiani kujdeseshe për të gjetur çifte sterile dhe i asistonte për ecuritë ligjore për njohjen e atësisë.

Gratë e reja bullgare sapo lindnin në spitale dhe klinika në Itali, ia dorëzonin foshnjat e tyre organizatës, që ia shiste prindërve sterilë deri në 20 000 euro për fëmijë. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›