Lëvizja Shqipëri-Maqedoni, nga 6 prilli me karta identiteti
TIRANË - Nesër hyn në fuqi marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, me karta identiteti.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se “marrëveshja u nënshkrua nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë z. Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë z. Nikola Poposki në datën 14.12.2011 në Tiranë”.
Marrëveshja parashikon lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim edhe kartat e identitetit biometrike.
Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, i nxitur nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. E njëjta marrëveshje zbatohet edhe me Malin e Zi.
Këto marrëveshje do të lehtësojnë dhe nxisin lëvizjen e njerëzve, duke forcuar lidhjet ndërmjet popujve dhe bashkëpunimin rajonal. Më 26 mars hyri në fuqi marrëveshja për kalimin e pikave kufitare me karta identiteti me Malin e Zi.
Kjo marrëveshje, është nënshkruar në datën 14 dhjetor nga zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto me homologun tij malazez të, Milan Roæen.
(er.nu/BalkanWeb)