Itali, shkatërrohet banda e trafikut të drogës, pranga 13 shqiptarëve
ITALI – Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë të trafikut të drogës dhe kanë mundur të vënë në pranga 15 persona, mes të cilëve 13 shtetas shqiptarë.
Sipas mediave italiane, në kuadër të operacionit "Rewind”, i drejtuar nga policia e Pistoias, janë arrestuar 13 shqiptarë, dy italianë dhe një shtetas rumun, të cilët akuzohen për transportimin e drogës nga Shqipëria dhe shpërndarjen në disa qytete të Italisë.
Sipas mediave italiane, organizata drejtohej nga një shqiptar, i cili organizonte gjithçka nga Shqipëria.
Hetimet kanë nisur që në vitin 2011, kur policia italiane arrestoi disa të rinj që shpërndanin heroinë në qytetet Pistoia dhe Pescia.
Më pas autoritetet italiane, përmes përgjimit të telefonatave identifikuan zonat kur grumbullohej lënda narkotike si dhe personat e përfshirë në këtë rrjet trafiku.
(er.nu/BalkanWeb)