E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi 17-vjecarin në Elbasan, autori fshihej në varreza

ELBASAN- Arrestohet autori i plagosjes së 17-vjecarit në Elbasan. Autori Agron Koburja u gjet i fshehur në varreza.

Dorian Zdrava 17-vjec është qëlluar me armë të ftohtë, thikë nga shtetasi Agron Koburja.

Ngjarja u regjistrua pas mesnate para një lokali, ndërsa dyshohet se dy të rinjtë janë grindur fillimisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

17-vjecari është dërguar në spitalin rajonal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›