Itali, shkatërrohet banda rumuno-shqiptare

Shkatërrohet në Torino të Italisë një bandë rumuno-shqiptare që shfrytëzonte prostituta.
Banda kriminale merrte vajza nga jetimoret në Rumani dhe i shfrytëzonte ato si prostituta në Itali.
Nga aksioni për goditjen e bandës së prostitucionit u arrestuan 21 shqiptarë dhe rumunë. Nuk bëhet i ditur numri i saktë i shqiptarëve të prangosur dhe identiteti i tyre.