E Diel, 1 Nëntor 2026

BE e OSBE: Të realizohet reforma zgjedhore

Bashkimi Evropian dhe OSBE kërkojnë që qeveria shqiptare të përfundojë në kohë reformën zgjedhore.

Gjatë inspektimit të mbarëvajtjes së projektit për dixhitalizimin e Gjendjes Civile ne Vlorë, komisioneri europian, Dirk Lange dhe shefi i zyrës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, kërkuan nga qeveria që ta përmbyllë reformën brenda afateve dhe standarteve të kërkuara.

"Tragjedia e Gërdecit nuk do të ndikojë në integrimin e Shqiperisë në Bashkimin Evropian", siguroi Lange, duke refuzuar të komentojë debatin për reformën në drejtësi.

Nga ana tjetër Bosh tërhoqi vemendjen se politikës shqiptare i mungon kriteri kryesor i përfaqësimi të grave në nivelin 30 përqind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›