Rama shpalos progragmin politik ne Shkoder

Kryesocialisti Edi Rama vizitoi sot Shkodrën ku shpalosi edhe programin zgjedhor të Partisë Socialiste. Ai u premtoi shkodranëve se do ta kthejë Shkodrën në një fotografi të Marubit, ndërsa tregoi se gjaku i tij e lidh ngushtë me kryeqendrën e veriut.
Edi Rama ishte në bastionin e Berishës për të shpalosur programin e PS dhe menjëherë nënvizoi lidhjet e tij të gjakut me Shkodrën.
Dhe për t’u shkelur syrin akoma më shumë shkodranëve, u premtoi se qyteti i tyre do të ndryshojë nëse ai vjen në pushtet.
Duke u fokusuar te zgjedhjet e ardhshme, kryesocialisti theksoi se më 23 qershor shqiptarët do të zgjedhin mes punësimit dhe papunësisë, mes taksimit të ndershëm dhe taksës së sheshtë.
Përpara se sinjali televiziv satelitor nga Shkodra të shkëputej, Rama i kërkoi cdo shqiptari që të shkojë të votojë, duke mos lënë kështu që në emër të tij të votojë dikush tjetër.
“Lidhje gjaku me Shkodrën, gjyshja, motra e piktorit Zef Kolombi, figura qendrore e fëmijërisë time.
Pavarësisht se nuk do të jem kandidat në Shkodër, Shkodra pas 4 vitesh do t’i ngjajë një fotografie të Marubit dhe jo një posteri të PD-së.
Një Shqipëri që nderon punën, apo që punën e merr si lëmoshë për shërbimin ndaj partisë në pushtet.
Zgjedhja është midis punësimit dhe papunësisë (kanë humbur 50 mijë vende pune). Zgjedhja është midis taksimit të ndershëm dhe taksës së sheshtë.
Cdo shqiptar duhet të shkojë të votojë, duke mos lënë që në emër të tij të votojë dikush tjetër”- tha ai.