Lorraine Feather nxjerr ne treg nje tjeter album te vecante

Kantautorja Lorraine Feather eshte e njohur per kenget e saj jazz qe argetojne publikun me gershetimet dhe format e papritura te tyre. Ne albumin e saj te ri Tales of the Unususal ka shume shembuj te ketij lloji muzikor te pazakonte.
Nuk ndodh cdo dite qe te degjoni nje melodi jazz te frymezuar nga filmi Te dyshuarit e zakonshem. Apo nje kenge teksti i te ciles te jete bazuar mbi nje episod te serise televizive The Twilight Zone. Lorraine Feather gjithashtu pershtati tekstin me muziken e filmit te Frederico Fellinit Xhulieta e shpirtrave. Keto jane vetem disa nga Legjendat e saj te pazakonta qe eshte edhe titulli i albumit te ri i cili u cilesua nga faqja e internetit allaboutjazz.com si i thelle i erret dhe i vecante.
lt--AV--gt
Lorraine ishte e destinuar per nje jete ne skene. Nena e saj ishte kengetare e nje grupi te suksesshem ndersa babai i saj ishte kompozitori dhe kritiku i njohur i jazz-it Leonard Feather. Pas nje kohe te shkurter ne universitet ajo vendosi te vinte ne prove aftesite e saj si aktore dhe u zhvendos nga Los Angelesi ne Nju Jork per te punuar ne teater muzikor. Ajo mori pjese ne shfaqe brenda dhe jashte Broadway-it perpara se te fillonte punen me fitimprurese si kengetare ne klub nate.
Pas kthimit ne Kaliforni ajo u be pjese e treshes Full Swing duke fituar ne te njejten kohe reputacion si nje autore e re tekstesh per kenge jazz. Interpretimet solo te Lorraine Feather qe nisen ne vitin 1997 kane shkaktuar shpesh komente te forta dhe albumi i ri i vecante Tales of the Unususal nuk ben perjashtim.
Lorraine shkroi nje tekst per pjesen Jubilee Stomp te kompozitorit Duke Ellington dhe e titulloi Indiana Lana nje homazh per nje personazh te sajuar e cila eshte atlete nga Gary e Indianes.
Mes bashkepunetoreve te albumit te ri te Lorraine Feather bejne pjese emra si kitaristi Grant Geissman pianistet jazz Russell Ferrante dhe Shelly Berg violinisti Charles Bisharat dhe bateristi Gregg Field.
Bashkeshorti i artistes bateristi i jazz-it Tony Morales bashkepunoi me te per nje nga kenget e albumit qe flet per nje vajze te re e fiksuar me numrin pese. Kenga titullohet Five.