E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, shqiptari i papunë i vë flakën vetes, shkak gjendja ekonomike

ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar, i papunë, është djegur me benzinë paraditen e djeshme në Itali. Mediat në shtetin fqinj bëjnë të ditur se Hysni Daci, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, i ka vënë flakën vetes për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Tashmë 50-vjeçari ndodhet në spitalin e Cesena-s, prej ku mësohet se flakët i kanë djegur 90% të trupit dhe gjendja e tij është tepër e rëndë.

Hysni Daci nuk arrinte të gjente punë që prej një viti, dhe për këtë arsye kishte rënë në depresion. Ditët e fundit edhe bashkëshorten e tij e kishin pushuar nga puna, duke rënduar edhe më tepër gjendjen ekonomike të familjes Daci.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›