Kolegji Zgjedhor rinumëron 15 kutitë e qarkut të Kukësit, rezultati nuk ndryshon
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim nuk merr mandatin e pretenduar nga rinumërimi i 15 kutive të votimit në Qarkun Kukës. Në Kolegjin Zgjedhor përfundoi sot në mesditë rinumërimi i 15 kutive të këtij qarku, pas shqyrtimit të ankimimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila pretendonte se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Kolegji Zgjedhor në Gjykatën e Apelit në Tiranë u shndërrua në një komision numërues votash. Kolegji për këtë arsye rreth orës 11:00 ngriti 4 grupe rinumërimi, ndërkohë të pranishëm në procesin e numërimit të votave ishin dhe kandidatët e dy subjekteve politike të interesuara, Apostol Goxhi (LSI ) Alban Zenelaj (PD) dhe përfaqësuesit e KQZ-së.
Rreth orës 14:30 përfundoi rinumërimi i 13 kutive të para të votimit të qarkut Kukës, nga 15 kutitë që do të rinumëroheshin në total. Dy kutitë nr. 0441 dhe 0446, u kontestuan pasi kishin mospërputhje të kodeve. Për këtë qëllim trupa e Kolegjit, me relator gjyqtarin Valbon Çekrezi, u tërhoq për të marrë një vendim lidhur me kutitë e kontestuara dhe vendosi që ato të rinumërohet pavarësisht kundërshtimit të LSI-së.
Edhe me rinumërimin e kutive të kontestuara rezultoi se nuk kishte asnjë ndryshim, madje diferenca mes dy partive u thellua më tej. Nga 15 vota që ishte para PD si koalicion në këtë rinumërim kemi rritje të diferencës me afro 23 vota.
Në qarkun e Kukësit rezultati përfundimtar do të mbetet 3 mandate për koalicionin e djathtë APMI dhe 1 mandat për koalicionin e majtë ASHE.
KOLEGJI PËRFUNDON RINUMËRIMIN NE DY KUTITE E FUNDIT
Edhe me rinumërimin e kutive të kontestuara rezultoi se nuk kishte asnjë ndryshim madje diferenca mes dy partive u thellua më tej. Nga 15 vota që ishte para PD si koalicion në këtë rinumërim kemi rritje të diferencës me afro 23 vota.
Në qarkun e Kukësit rezultati përfundimtar do mbetet 3 mandate për koalicionin e djathtë APMI dhe 1 mandat për koalicionin e majtë (ASHE)
Arben Zeneli i PD konfirmon në këtë mënyrë mandatin për deputet.
QV 0446 (asnjë ndryshim)
PD 251 vota
LSI 31 vota
QV 0441 (asnjë ndryshim)
PD 194 vota
LSI 23 vota
KOLEGJI VENDOS TË RINUMËROJË 2 KUTITË E KONTESTUARA
Kolegji Zgjedhor pas dëgjimit të pretendimit ë palëve për 2 kutitë e kontestuara nr. 0441 dhe 0446.
Më herët përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ilirian Muho. Kundërshtoi rinumërimin e këtyre dy kutive për shkak të problemeve të regjistruara me kodet e sigurisë duke kërkuar Kolegjit të mos rinumëroi këto kuti, pasi cënohet integriteti.
2 QV E KONTESTUARA REAGOJNË PALËT
LSI, Ilirian Muho: “Votimi është i cenuar rëndë pasi 2 kodet që mbyllin kutinë janë prekur dhe ne kërkojmë që të mos rinumërohen. Për aq sa kohë cënohet siguria.
Përfaqësuesja e KQZ, Dëshira Pasku: “ Sa i takon dy kutive të rinumërimit , 2 kode nuk korrespondojnë. Integriteti i këtyre kutive nga vendi i rinumërimit në KQZ vërtetohet në bazë të firmave që kanë lëshuar anëtarët e e KZAZ. Ne kërkojmë të hapen dhe rinumërohet.
PD, Ivo Kaso: “ Janë të njëjta kuti dhe kode që janë dorëzuar nga KZAZ. Në momentin e dorëzimit marrin pjesë kryetari nënkryetari dhe sekretari, janë ato që e kanë dorëzuar. Kërkojmë të thellohet hetimit, për cdo parregullsi palët të mbajnë shënim”.
KONTESTOHEN DY KUTI, KOLEGJI TËRHIQET PER VENDIM
Kolegji Zgjedhor përfundoi në mesditë rinumërimin për 13 nga 15 kuti në total për Qarkun e Kukësit.
Nga rinumërimi rezultoi se nuk kishte ndonjë lëvizje për ndryshim mandati, diferencat ishin të vogla (plus minus 1 votë). LSI vuri në lëvizje Kolegjin Zgjedhor duke pretenduar se në Kukës kishte marrë një mandat, por për shkak të rinumërimit të gabuar, nuk janë pasqyruar këto rezultate çka i ka hequr mandatin e deputeti. Kutia 0441 dhe 0464 janë kontestuar për shkak se ka probleme në kodet e mbylljes së saj.
Nga rezultatet e mëparshme
QV 0441
PD ka siguruar 193 vota
LSI 23 vota
QV 0446
PD 265 vota
LSI 31 vota
Ajo cka i duhet të bëjë Kolegjit është vendimi se duhet të marrë 5-shja gjykuese nëse ka pasur ndërhyrje në to apo janë të rregullta. Tashmë me rinisjen e mbledhjes do ketë vetëm dy grupe rinumërimi nga katër.
TABELA E RINUMËRIMIT
QV 0442 ( nuk ka ndryshim)
LSI mbetet 33 vota
PD mbetet 332 vota
QV 0443( nuk ka ndryshime)
LSI mbetet 30 vota
PD mbetet 230 vota
QV 0444
LSI kishte 18 vota ( nuk ndryshon)
PD shkon – 1 votë, kishte 212 vota- tani ka 211 vota
QV 0445
LSI kishte 28 vota - mbetet me 28 vota
PD fiton 1 votë/kishte 332 vota- shkon në 333 vota
QV 0454
PD humbet një votë/ kishte 107- shkon 106 vota
LSI 40 vota (nuk ndryshon)
QV 0447 (nuk ka ndryshim rezutlati)
PD 180 vota
LSI 21 vota
QV 0462
PD 177
LSI humbet një vote/kishte 8 vota shkon në 7 vota
QV 0473 (nuk ka ndryshim)
PD 138 vota
LSI 19 vota
QV 0441 dhe 0464
Kontestohen kutitë për mospërputhje me kodin
Në kutitë 0441 dhe 0464 nuk përputhet kodi i hapjes së kutisë
QV 0518 (nuk ndryshon rezultati)
PD 219 vota
LSI 4 vota
QV 0504 (nuk ndryshon rezultati)
PD 129 vota
LSI 18 vota
QV 0465 (nuk ndryshon rezultati)
PD 177 vota
LSI 6 vota
(e.m/BalkanWeb)