E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vjedhje në bashkëpunim”, arrestohet 24 vjeçari

Arrestohet shtetasi Nikolin Dermani 24 vjeç, nën akuzën për vjedhje në bashkëpunim. Arrestimi i tij është bërë i mundur pas një operacioni të organizuar nga policia e qarkut Shkodër dhe Seksioni i Krimeve Kundër Pasurisë e Pronës. 

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Nikolin Dermani 24 vjeç, nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Dermani është shpallur person në kërkim, pasi dy muaj më parë në lagjen "Salo Halili", në bashkëpunim me shtetasit Pëllumb Kolbuçaj dhe Gentian Sufaj, i vodhën një shtetasi, sasinë prej 70.000 lekë të reja.
Arrestimi i tij është bërë i mundur vetëm sot, pas një operacioni të kryer nga forcat policore të qarkut të Shkodrës si dhe Seksionit të Krimeve Kundër Pasurisë e Pronës.
Kapja e shtetasit Nikolin Dermani, u bë në lagjen "Guerrile" në Shkodër, pas marrjes së informacioneve në rrugë operative. Ndërkohë çështja i ka kaluar në ngarkim Prokurorisë së Rrethit, për veprën penale "vjedhje në bashkëpunim". (a.r/ata/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›