Itali, shuhet në moshën 94 vjeçare Giulio Andreotti
7 herë kryeministër i vendit, prej dekadash në qendër të politikës
Xhulio Andreoti ka ndërruar jetë në mesditën e sotme në banesën e tij romane. Kanë qenë familjarët e senatorit të përjetshëm që kanë konfirmuar lajmin për mediar. Kishte mbushur 94 vjec në 14 janar. 7 herë kryeministër i Italisë ai ishte shtruar në spital në 3 maj pas problemeve me frymëmarrjen. I rikthyer në banesë gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar por nuk ishte rimëkëmbur plotësisht. Sekretarja historike e Andreotit, që ka punuar pranë tij që nga viti 1989 ka bërë të ditur se nuk do të ketë një funeral shtetëror por ceremoni funebre do të zhvillohet në një kishë të vogël, ku do të jenë të pranishëm familjarë dhe miq.
I lindur në Romë në 14 janar të vitit 1919, Andreotti la qenë një nga figurat më të rëndësishme të skenës politike italiane. Kryeministër i vendit për 7 herë, senator i përjetshëm, ai ka mbajtur dhe poste të tjera të rëndësishme në qeverinë e vendit. 8 herë ministër i mbrojtjes, 5 herë ministër i jashtëm, 3 herë ministër i pjesëmarrjeve shtetërore, 2 herë ministër finance, një mandat si ministër i buxhetit dhe ministër i Industrisë. Një herë ministër i thesarit. Ai ka qenë dhe ministri i brendshëm më i ri në moshë në historinë e republikës italiane, ministër kulture dhe ministër i politikave kulturore. Një figurë shumë kontroverse që sipas gjykatësve ka pasur lidhje të ngushta me mafian deri në vitin 1980.
Që nga Britania e Madhe e deri në Spanjë, ndarja nga jeta e Xhulio Andreotit është pasqyruar si një lak i rëndësishëm në të gjitha mediat ndërkombëtare. Në formatin e breaking neës, lajmi është dhënë nga bbc, el mundo dhe el pais. Ndërsa televizionet franceze e kanë konsideruar si një figurë emblematike e Demokracisë së Krishterë. Ndërkohë që në Gjermani, për të cilën ai ishte shprehur dikur se e donte aq shumë sa do të dëshironte të ishin dy të tilla, ka qenë Bild që i ka kushtuar faqen e parë.