E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli konfirmon sulme të reja nga ajri në territorin sirian

06-05-2013 / Gazeta 55

Ka mbërritur konfirmimi nga ana e një përfaqësuesi të lartë izraelit në lidhje me sulmet nga ajri në një qendër ushtarake në veri të kryeqytetit sirian. Sulmi, në bazën ushtarake e cila është sulmuar dhe në janar, kishte si objektiv raketat iraniane të destinuara për Hezbollahun. Lajmi për bombardimin që është pasqyruar nga televizioni shtetëror sirian është konfirmuar dhe nga agjencitë e shtypit. Në pamjet filmike shihet zjarr dhe tym ndërkohë që ende nuk ka një numër të saktë të viktimave apo të plagosurve. Konfirmimi vjen vetëm një ditë pas pohimit të një tjetër zyrtari të lartë izraelit, dhe ky në kushte anonimiteti për sulmin e të premtes së kaluar ndaj disa automjeteve që transportonin raketa në territorin sirian. Për të treguar tensionin gjithnjë e në rritje ndërmjet Damaskut dhe Tel Avivit, forcat ushtarake izraelite kanë urdhëruar vendosjen e dy baterive anti avionë në kufirin në veri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›