E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, tërmeti, zhvillohet ceremonia mortore

E premtja është shpallur ditë zie në Itali, ndërsa në Akuila është zhvilluar ceremonia mortore e biktiamve që humbën jetën tragjikisht nga tërmeti që goditi italianë qendrore të hënën. Rreth 1600 familjarë të viktiamve besohet se kanë marrë pjësë në këtë ceremony solemne e të dhimbshme, ndërsa me ta janë bashkuar edhe mijëra qytetarë italianë, krere të shtetit, duke filluar që nga presidenti i vendit, giorgo Napolitano, kryeministri silvio berluskoni e shume zyrtarë te tjere. E ndërsa lëkundjet e termetit vazhdojnë të ndihen ende në këtë rjaon, numri i viktimave ka arritur në 287. ne ceremoninë mortore zyrtarë të organizuar nga autoritetet shtetërore me nderimet më të mëdha që kërkon ky rast, katër radhë të pafundme arkivolësh u vnedosën në sheshin e kazermës se shkollës së inspektorëve të Guardia di Finanza-s. mbi arkivolet e viktimave ishin vendosur lule orkide ndërsa zia kombëtare ka pllakosur te gjithe vendin. Tërmeti që ndodhi midis së dielës dhe të hënës shkatërroi abrucon, një qytet vetëm disa qindra kilometra larg romës. Ceremonia mortore është drejtuar nga Sekretari Shtetëror i Vatikanit Tarcisio Bertone. Në sheshin e madh, i cili ka një shtrirje të ngjashme me sheshin San Giovanni në Romë, u vendosën gjithashtu qindra karrige për anëtarët e familjesve të viktimave. Në ceremony ishin të pranishëm përvec kreut te shtetit dhe qeverisë edhe kryetarët e Dhomës dhe Senatit, Renato Schifani dhe Xhanfranko Fini, ministra dhe përfaqësues te të gjitha partive politike. Shifra për 287 viktima të regjistruara deri tani nga kjo tragjedi natyrore, është raportuar nga Mbrojtja Civile. Ndërkaq Papa benedikti i 16 i cili do të vizitojë zonë ne goditur nga tërmeti pas Pashkëve, delegoi për të marrë pjesë në këtë funeral shteteror,edhe sekretarin e tij personal, monsinjor Georg Gaensëein dhe te te tjere përfaqësues nga vatikani. Në fund të ceremmonisë mortore ishte parahsikuar edhe zhvillimi I një rituali islamik, pasi ndër viktimat figurojnë edhe 6 persona të fese islame, dy ndër të cilët, palestineze. Në funeralin mortor morën pjese të gjithë peshkopët e Abrucos dhe Molises, më shumë se 100 priftërinj dhe 20 anetarë të korit te kishes. Ndërkaq edhe në shume qytete të italisë mijëra njerez për tu bashkuar me dhembjen e familjareve te viktimave, kane mbyllur bizneset dhe kane pezulluar punën. Ceremonia eshte transmetuar live nga disa kanale televizive italiane, si Rai, canale 5, Sky e shume te tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›