Itali, testamenti biologjik dhe dëshira e pacientit
Romë - Senati italian aprovoi me 152 vota pro, 122 kundër dhe 1 abstenim nenin 3 të projektligjit për testamentin biologjik. Ky nen, i cili trajton në veçanti të ushqyerin artificial të një pacienti në gjendje vegjetative, ka qenë burim polemikash muajt e kaluar sidomos mbas rastit të Eluana Englaro. Në këtë mënyre, askush nuk do të ketë mundësinë që edhe sikur me dëshirën e tij të vendos në testamentin biologjik një klauzolë që në rast të gjendjes vegjetative i lejon mjekëve ndërprerjen e të ushqyerit dhe të të pirit artificial.
Kështu, në qoftë se ky ligj do të ishte aprovuar përpara rastit të Eluana Englaro, nuk do të ishte mundur të ndërpritej ushqimi artificial dhe të shkaktohej vdekja e saj. Sipas këtij projektligji, ndërprerja e të ushqyerit të një pacienti në gjendje vegjetative nuk konsiderohet si terapi mjekësore por si “cikël jetësor” që i duhet garantuar pacientit pavarësisht nga gjendja që ky ndodhet dhe për këtë askush nuk duhet të lejohet ta ndërpres atë.
Ndërkohë, përpara ndërtesës së Senatit po organizohen protesta të ndryshme kundër këtij dekret ligji. Midis protestuesve ka noterë dhe mjekë të cilët po bëjnë të pamundurën, që përpara se projektligji të konvertohet në ligj, të regjistrojnë sa më shumë testamente biologjike të atyre që janë dakord me ndërprerjen e ushqimit artificial kundrejt organizmit të tyre në rast të një gjendje vegjetative.
Për Start nga Roma, Enkes Hysendhima